Firewall, VPN & siguri rrjeti në Shqipëri
Mbrojtje e rrjetit të biznesit, akses i sigurt nga distanca dhe kontrolle që zvogëlojnë rrezikun — për kompani në çdo qytet.
Firewall dhe VPN janë bazë për çdo kompani që ka të dhëna, punon nga distanca ose pranon mysafirë në WiFi. Konfigurojmë politika të qarta: kush hyn, nga ku, dhe çfarë mbetet jashtë — me mbështetje në gjithë Shqipërinë.
Zgjidhjet tona
Firewall
Rregulla filtrimi, NAT, port forwarding i kontrolluar dhe mbrojtje nga akses i padëshiruar.
VPN biznes
Punë nga shtëpia ose filiale — lidhje e enkriptuar me rrjetin e zyrës (WireGuard / IPsec).
Kontroll aksesi
Segmentim, listë të lejuara dhe politika për printerë, kamera dhe serverë.
Monitorim
Vëzhgim trafiku dhe alarme për sjellje të pazakontë ose ndërprerje.
MikroTik & zgjidhje të tjera
Konfigurim profesional sipas buxhetit — nga SMB deri te nevoja më të mëdha.
Audit i shkurtër
Shikojmë rrjetin ekzistues dhe japim rekomandime konkrete para investimit.
Kur ju duhet
Biznes me remote work
Stafi duhet të hyjë në dosje / ERP nga jashtë — pa ekspozuar serverin publikisht pa mbrojtje.
Pas incidenteve ose rritjes
Rrjet i ri, shumë pajisje, ose dyshim për akses të paautorizuar — fillojmë me rregullim dhe dokumentim.